Mirënjohje,

është pak nga ajo çfarë mund t’u them efektivëve të Policisë së Shkodrës që ndërhynë në kohë rekord dhe shmangën një tragjedi.


Një nënë me katër fëmijët e saj të mitur tentoi t’i jepte fund jetës në mënyrën më tragjike duke u vetëhedhur në lumin Buna.

Një telefonatë në sallën operative dhe reagimi i shpejtë shmangën të paimagjinueshmen, çka mund të na sillte sërish rastin fatkeq të Almës me tre fëmijët e saj, por fati dhe ndërhyrja e shpejtë me profesionalizëm e policisë së Shkodrës bënë që ato fëmijë, së bashku me nënën e tyre, të jenë sërish mes nesh!

Pa dashur të ndalem në shkaqe, rast për të cilin thuhet se gruaja ishte në proces divorci, sot apeli është që të gjithë të denoncojnë dhe bashkëpunojnë me policinë që të shmangim ngjarje të rënda me pasoja fatale.

Sot pesë jetë u shpëtuan. Nëse bashkëpunoni, mund të shpëtohen edhe të tjera!

©️eetimes