Me siguri të gjithë jeni duke menduar për pushime – por të shumtë janë ata që ende nuk e kanë zgjedhur destinacionin e tyre për një arratisje për disa ditë për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për t’u relaksuar, shkruan Neus Palou në të përditshmen spanjolle “Lecturas”.


Nëse dëshironi të udhëtoni, por po kërkoni një destinacion që nuk do të kushtojë shumë, alternativa më e mirë është të zgjidhni një vend ku çmimet për akomodimin dhe ushqimin janë më të ulëta se në Spanjë.

Në këtë mënyrë, udhëtimi juaj nuk do të jetë i kushtueshëm dhe pushimet tuaja nuk do të kenë shpenzime stratosferike.

Ne kemi zbuluar destinacionet perfekte për ju. Udhëtoni në Shqipëri, Qipro Greqi apo Azores dhe do të bini në dashuri, përveç kësaj, të gjitha shërbimet ofrohen me çmime te përballueshme!

Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të mira për të shkuar me pushime këtë verë:

Udhëtimi 10 ditor në Shqipëri

Shqipëria është kthyer në modë sepse është një vend i bukur, i panjohur dhe i lirë.

Një perlë e fshehur që ofron një ndërthurje të natyrës dhe historisë magjepsëse.

Udhëtimi nis në Tiranë, e cila është shtëpia e një të shkuare ilire dhe mesjetare.

Më pas vazhdon përmes Krujës, shtëpive osmane të Beratit, Apolonisë apo “Athinës së Shqipërisë”, Vlorës dhe Sarandës, ku mund të shijoni plazhet më të mira të detit Jon.

Turneu përfshin gjithashtu një vizitë në rrënojat e Butrintit, shtëpitë e kalasë së Gjirokastrës dhe, së fundi, në Korçë dhe Elbasan.

Klima e ngrohtë, çmimet e ulëta, natyra dhe historia magjepsëse janë atraksionet kryesore të vendit ballkanik.

Një vend që ka fituar një rritje të popullaritetit, por ende nuk është prekur nga turizmi masiv.

Eksploroni Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, duke vazhduar drejt Lezhës – për të vizituar më tej Memorialin e Skënderbeut.

Përfundoni udhëtimin tuaj në qytetin e bukur mesjetar shqiptar të Shkodrës. //a.i/