Kjo është gjendja e pothuajse të gjitha kanaleve kulluese në qendër të fshatit Trush, në njësinë administrative Berdicë, të Bashkisë Shkodër.
Për banorët, kjo gjendje vazhdon prej vitesh me radhë teksa era e rëndë është prezente çdo ditë. Kanalet janë të ndotur, jo vetëm nga bimësia, por sidomos nga mbetjet e ndryshme, kryesisht të lëngshme që shkarkohen nga baxhot që ushtrojnë aktivitet në atë zonë.
Banorët apelojnë që strukturat e pushtetit vendor të angazhohen për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta në mënyrë që të mos ketë përmbytje për shkak të reshjeve të shumta në stinën e dimrit.