Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës. Një 13-vjeç është mbytur aksidentalisht në ujërat e lumit Drin, teksa ishte duke u larë.


”Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti”,-njofton policia.