Mirsad Basha, djali i EkoMendje në Shkodër që me iniciativat e tij vullnetare është gjithmonë në krah të komunitetit, i bën homazh nëpërmjet një postimi një prej njerëzve më të dashur të të rinjve shkodranë që kanë hyrë të paktën njëherë në bujtinën e tij të vogël në fshatin Zogaj në Shkodër, Bilalit.
Në sofrën e Bilalit gjithmonë kishte një derë të hapur, natën apo ditën. E ai vet, duke qendruar në dispozicion të gjithkujt që i trokiste në derë. Shtëpia bujtinë e vogël, me shkallaret e çimentos që prej kohësh dhe pa u ndryshuar, duket aq e thjeshtë.
“Ato qe e njifshin e dijne se cfare dere na u mbyll, sa shume humbem tane ne ikjen e Bilalit! Sa shume humbem ne dhe turistet qe dashuroheshin ma shume me liqenin prej atij vendi qe ai na mikpriste.
Na u mbyll nji dere e cila ishte nji dimension i natyrales njerezore, dhe i te vertetes se mire qe ka cdo person brenda vetes te tij qe asht i lidhun direkt me thjeshtesine, te cilen cdo kush nga ne ka nevoje per me kene i thjeshte e me kujtu se kush realisht kena kene. Tek Bilali, afer liqenit ne ato shkalla, pllake bregut, gota te vjetra dhe dashamiresine qe te jepte ; kishte nji emancipim te jetes qe mund te gjejme ne nji vend si ma te bukuren prej pikave qe kishte Shkodra, te bukures shpirtnore. Me gjete te bukuren e shpirtit asht emancipim drejte nji Edeni. Atje mujshe dhe me ndejte pa fol sepse ishte vendi i Bilalit qe te fliste brenda ne shpirt. Na u mbyll nji dere e madhe e Shkodres qe dona shume! Tane kjo ishte e krijume prej nji shpirti qe tash nuk jeton ma aty, por qe ne duke shku prap do e takojme me siguri ne meditim”, shkruan Mirsadi në postimin e vet.
Më pas aktivistët hedhin copëza kujtimesh nga bisedat me të. “Sa kam me t’pagu o Bilo?” “Sa t’dush”, i përgjigjej dikur ai.
“Po mvjen shume keq ! Nji vend qe je ndi si ne oborr tshpise tande, me thjeshtesine e sherbimit e origjinalitetin qe i pagujme shume shtrenjte jashte Shqipnise . Aty ka kujtime t’bukra….Jo ma lerg se para dy ditesh e kena permend ne nje ndeje tngjashme”, shkruajnë komentuesit.