Iniciativa për ndërtimin e “Rozafa Tower” në Shkodër është një skandal nga cila do anë që ta marrësh.
Është skandal sepse nuk ka patur asnjë transparencë nga asnjëri institucion për zhvillimin e këtij projekti i cili vetëm kënaq orekset e betonit të zhvilluesit të cilat shkojnë përshtat me orekset e kryeministrit dhe që cënon rëndë interesin publik të qytetit.
Është skandal sepse ska asnjë lidhje me Planin e Përgjithshëm të Bashkisë Shkodër dhe kalon çdo parametër zhvillimi të planit, e bën planin thjeshtë një letër pa vlerë e cila përdoret sipas rastit por jo për të gjithë.
Është skandal sepse cënon rëndë indetitetin artkitektonik të qytetit, është jashtë shkalle të çdo përceptimi njerzor. Ndërtim që ska asnjë lidhje me kontekstin dhe tipologjinë e qytetit.
Është skandal (i paralajmeruar) për atë që kemi parashikuar që me rritjen e tarifës së ndërtimve për ndikimin në infrastrukturë. (Prish tregun e ndërtimeve dhe dhe i jep akses interesave klienteliste të disave).
Është skandal sepse përgënjeshton atë që zyrtarët e bashkisë thonin deri dje, për hartimin e një vizioni për qendrën e qytetit duke balancuar interesin publik me atë privat.
Është skandal sepse ajo tokë ku do ndërtohet ka probleme pronësie që janë të mbartura nga privatizimi i dikurshëm i Hotel Turizmit. (ajo tokë është tokë Vakuf me pronësi të Myftinisë Shkodër).
Në fund kam vetëm një lutje “Zot mbaje larg Kryeministrin nga Shkodra” sepse sa herë që vjen ose bën propagandë boshe ose inicion një nismë që vetëm e dëmton qytetin.
Ps: Foto është njëri nga opsionet për ndërtimin e kullës