Shumë interesant dhe shpresëdhënës takimi me rreth 20 arkitektë ndërkombëtarë, pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar dhe jurinë për Rozafa Tower, organizuar nga Rozafa Group, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama,tē gjithë shumë entuziastë për të ardhmen e Shkodrës.
Juria shpalli fitues projektin e studios spanjolle “Segalscano dhe FRPO” që prezantoi një projekt shumë inovativ që jo vetëm do të jetë një pikë e re moderne reference për qytetin, por dhe do të rrisë e përmirësojë cilësisht dhomat e hotelerisë e sallat e konferencave, në përgjigje të rritjes së kërkesës turistike në qytet.