Greta BARDELI, deputete e PD-së, qarku Shkoder

Ky shakaxhiu, kryeministër i korrupsionit ngatërron tunelin e Llogarasë, ku e pagoi 3 fish me shtrenjtë me paratë e shqiptarëve, me urën e Milotit apo urën e Bunës, kur hyn në Shkodër që janë sot për faqe të zezë! Mjaft me mashtrim, pate 11 vjet kohë ti jepte Shkodrës infrastukturën e merituar për atë që Shkodra i ka dhënë Shqipërisë në shekuj. Rrugën drejt Shkodrës Edi Rama e di mirë që nuk do e kryej dot ai se zullumi i ka hyrë si përmbytje gjithë andej dhe ka me marrë me vete si shokët e skuadrës së tij, të njohur botërisht për sportin e vjedhjes!

Të fala pagesës me euro apo lekë, se e bëni si tju vij për mbarë,që do e paguajnë shkodranët dhe veriu në Thumanë-Kashar, sigurisht duke respektuar edhe radhën!