Armando Broja ishte dhe mbetet në qendër të merkatos, kjo pasi sulmuesi kuqezi nuk bën pjesë në planet e Chelsea-t, skuadër që na në pronësi kartonin e tij. Broja u rikthyer në pjesën tjetër të Londrës, në shtëpinë e tij, pasi i përfundoi huazimi te Fulham, por nuk pritet të qëndrojë gjatë pasi sipas mediave sulmuesi do të largohet gjatë kësaj merkatoje vere.
Për të ka një interesim të fortë të Angli, por dhe jashtë ishullit, pasi emri i tij lidhet shumë me një transferim të mundshëm në Serie A. Pas ekipeve nga Milano, emri i Brojës tani del edhe në Torino, ku sipas TuttoSport, Juventus ka kthyer vështrimin nga qendërsulmuesi shqiptar, ku e shohin si zëvendësuesi ideal i Milik. Polaku nuk bën pjesë në planet e Thiago Motta-s dhe sipas të gjithë gjasave do të largohet nga Torino.
Në këtë pikë, gjithnjë sipas TuttoSport, një media shumë pranë klubit të Juves, Motta sheh te Broja zëvendësuesin ideal të Milik. Kartoni i Brojës sipas TuttoSport vlen 20 milionë euro, por mund të vijë edhe me kushte më të avantazhuara. Mbetet për t’i parë se si do të shkojë kjo verë për Brojën, e sigurt se për sulmuesin kuqezi do të dëgjojmë akoma shumë.
(BalkanWeb)