Thethi, konsiderohet si një ndër vendet më të bukra në veri të vendit. Fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare është kthyer në një prej destiancioneve më të vizituara nga turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.


I gjendur në qendër të Parkut Kombëtar, Thethi rrethohet nga bukuri të papërsëritshme natyrore dhe shtrihet mes majave nga ku buron lumi i Shalës; Majave të Radohimës, Harapit, e Alisë, majës së Hekurave dhe majës së Zorgjit.


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku krahas pamjeve të publikuara bënë ftesë për ta vizituar në këto ditë me temperatura të larta. “Mes freskisë dhe bukurive sekrete të Thethit”, shkruan Kryeministri Edi Rama.