Një aksident është regjistruar në dalje të Lezhës paraditen e kësaj të marte.


Sipas informacioneve një mjet është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar.


Ndërkohë që i lënduar është dërguar në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, po heton në lidhje me shkakun e aksidentit.