Mëngjesin e sotëm në rrugën Thumanë-Kashar, e inauguruar më 30 qershor, është aplikuar për herë të parë pagesa për makinat. Këtë mëngjes është testuar sistemi i TOLL-it, por për pasojë janë krijuar radhë kilometrike të automjeteve në trafik për gati 2 orë.
Për të shmangur këtë situatë trafiku pagesa është hequr dhe automjetet kanë kaluar lirshëm pa ndaluar në traun e kompanisë koncensionare Gener 2.
Penalizohen shqiptarët
Gjatë kohës që është bërë testimi i sistemit të TOLL-it për të bërë pagesën në rrugën Thumanë- Kashar ka pasur debate mes punonjëses së koncesionarit.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale një qytetar ka dhënë euro por në këmbim kusurin e ka marrë lekë. Kjo ka shkaktuar dhe debate mes qytetarit dhe punonjëses së sportelit.
Dhashë euro dua euro! i thotë qytetari, ndërsa sportelistja i thotë se ishte punonjëse e thjeshtë aty.
“I dhash 100 € me jep lek thot dhe na e ktheu në lekë. I dham 5 censhe thotë nuk bajnë se janë të vogla! Po sedi une euro i dhash euro duam” thuhet në denoncimin e qytetarit në një video të publikuar në JOQ
Po kështu në një denoncim tjetër fatura tatimore e publikuar në rrjete sociale në sportele u është mbajtur 270 lekë.
Si parashikohet vlera e tarifës
Në nenin 73 të kontratës thuhet nga Data e Fillimit të Operimit, Shoqëria Koncesionare do të zbatojë Tarifën 2.1 Euro pa TVSH për automjet, e përshtatur sipas rastit në vartësi të klasifikimit të automjetit në përputhje me parashikimet te Neni 74 (Klasifikimi i Automjeteve) më poshtë. Tarifa në Lekë do të jetë shuma e llogaritur me kursin zyrtar të këmbimit nga Euro në Lekë të Bankës së Shqipërisë në Datën e Fillimit të Operimit.
Tarifa në fillim ishte përcaktuar 2.1 euro pa tvsh, dhe flitet se do të nisë të zbatohet plotësisht nga muaji shtator. Sipas kontrates tarifa në lekë do të jetë shuma e llogaritur me kursin zyrtar të këmbimit nga Euro në Lekë të Bankës së Shqipërisë në Datën e Fillimit të Operimit.
Në kursin e Bankës së Shqipërisë, date 8 korrik 2024, rezulton 1 euro këmbehet me 100.25 lekë.
Nëse bëhet një përllogaritje me kursin e sotëm të këmbimit, kur dhe ka nisur aplikimi i tarifës rezulton se pagesa duhej të ishte 210 lekë + 45 lekë tvsh = 255 lekë
Dhe tarifa 270 lekë që ka paguar qytetari, sipas faturës, nuk korrespondon me kursin zyrtar të këmbimit valutor, por ishte 15 lekë të reja më shumë, duke penalizuar shqiptarët.
Gjatësia totale e aksit Thumanë-Kashar është rreth 20 kilometra.
Foto: Kursi i kembimit sipas Bankes se Shqipërisë
Autostrada ripahet pa pagesë
Pas 2 orësh qarkullimi në aksion 21 km Thumanë-Kashar, që i ka kushtuar kompanisë koncesionarie zyrtarisht 271 mln euro, – e deklaruar nga ministrja Belinda Balluku është i hapur dhe pa trafik.
Sipas kontratës tarifa e pagesës do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.
Gjatësia totale e aksit Thumanë-Kashar është rreth 20 kilometra.