Pas skandalit të mëngjesit të sotëm me trafikun kilometrik nga aksi Thumanë-Kashar, mësohet se është hequr përkohësisht pagesa në autostradë.


Dy sportelet e hapura nuk përballonin dot fluksin e automjeteve pasi pagesa e tarifës në to krijonte radhë të gjata makinash në autostradë duke bllokuar kështu qarkullimin.


Rrugët e reja që “shiten” si sukses i qeverisë Rama, që mbi të gjitha qytetarët po paguajnë dhe jo pak por 270 lekë, po u “nxijnë jetën” shqiptarëve. Radha e mjeteve e krijuar mëngjesin e sotëm i kalonte 10 kilometra dhe fillonte nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit, deri pranë fshatit Larushk.