Mijëra turistë kanë zgjedhur të vizitojnë muzeun historik të Shkodrës edhe atë të kalasë “Rozafa”, i cili regjistron edhe numrin më të lartë. Bëhet fjalë për rreth 13 mijë vizitorë që kanë frekuentuar këto dy muze.


Çifti turistësh nga Holanda pas një vizite që bënë në muzeun historik shprehen se Shkodra i ka lënë përshtypje të mira.

“Un jam nga Holanda dhe për mua është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Kam ardhur për të qëndruar dy ditë në Shkodër. Është një qytet shumë i bukur e i këndshëm, ushqimet gjithashtu janë të mrekullueshme”, shprehet turistja.


“E pëlqej, është e bukur Shkodra. Dje ishim për të vizituar muzeun e kalasë edhe atje ishte shumë bukur. Njerëzit këtu janë miqësor, për mua hera e parë që vij, këndshëm”, tha një tjetër turist.

Muzeu Historik i Shkodrës sot është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të vendasve por edhe të huajve, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra.

Gazetar: Mirsad Rakaj