‘Askush nuk është më i kualifikuar se unë për të qenë president ose për të fituar këto zgjedhje’.
Kështu ka deklaruar presidenti Joe Biden, në intervistën e tij të parë televizive për ABC News që nga debati i tij në me ish-presidentin Donald Trump.
Performanca zhgënjyese e 81-vjeçarit Biden në debatin me rivalin e tij republikan 78-vjeçar më 27 qershor ka bërë që disa demokratë të ngrenë çështjen e tërheqjes së kandidaturës së tij.
Kongresmenët demokratë i kanë kërkuar Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Biden pranoi për të disatën herë se paraqitja e tij në telekonferencën e mëparshme me Donald Trump nuk i përmbushi pritjet, por theksoi se ishte një incident i izoluar për shkak të të ftohtit që po e shqetësonte.
Xhorxh Stefanopulos, gazetari me origjinë greke ngriti edhe çështjen e testit kognitiv që Donald Trump e ka kërkuar vazhdimisht, duke e pyetur presidentin Biden nëse do të ishte gati t’i nënshtrohej një vlerësimi të tillë.
Presidenti amerikan u përgjigj se ushtrimi i detyrave të tij është i barabartë me një test kognitiv të cilit ai i nënshtrohet çdo ditë.