Arrestimi i Ilir Beqajt u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ me moderatoren Marsela Karapanço. Juristi Kreshnik Spahiu zbulon se SHBA dhe BE paralajmëruan ashpër kryeministrin Rama kur e emëroi Ilir Beqajn në krye të SASPAC. Rama sipas Spahiut donte t’i tregonte edhe SPAK-ut që Beqaj ka mbështetjen e tij.


‘Arrestimin e prisja tek të dyja. Komenti është përtej analizës juridike. Merr përmasa politike, Nëse nuk do kishin korrupsion politik në emërimin e Beqajt nuk do kishte korrupsion. Nëse nuk do emërohej drejtor i Agjencisë së Projekteve dhe Monitorimit të Fondeve të BE-së që ishte me dosje të hapur nuk do kishte dosje të dytë. Emërimi i dytë është pritur me reaksion negativ nga ndërkombëtarët. SHBA dhe BE kanë paralajmëruar Edi Ramën të mos emëronte një person me dosje të hapur penale. Kanë reaguar në mënyrë diplomatike dhe të hapur.


Sot Zëri i Amerikës, ambasadorët e SHBA dhe BE janë larguar në mënyrë demonstrative kur Beqaj mbajti fjalim si drejtor i kësaj agjencie. Për herë të parë çohen dhe bojkotojnë një zyrtarë të një shteti, nuk ishte thjesht reagim ndaj Ilir Beqaj por ndaj qeverisë. Dhe vijmë tek analiza e dytë juridike. SPAK e kishte detyrim përcaktim arrestin me burg. Kur je përballë një subjekti me masë më të lehtë dhe gjatë hetimit ka informacion për vepra të tjera atëherë jepet masë më e rëndë. Mund të ndodhte që kryeministri i fuste detyrë më të lartë Beqaj dhe ai vazhdon vjedh.’


Deputeti i PD-së Tritan Shehu në lidhje Skype shprehet problemi nuk është vetëm Ilir Beqaj por sistemi korruptiv i shëndetësisë në Shqipëri.
‘Nuk jam as prokuror as hetues. Sistemi shëndetësor u ndërtua mbi bazë korruptive. Kokë poshtë. Jo duke vënë në qendër pacientin, por interesat klienteliste, shkatërruan sistemin shëndetësor. Onkologjiku është një pjesë e korrupsionit sistemik të shëndetësisë në Shqipërisë. U shkatërrua me centralizmin e thellë për interesa financiare dhe politike. U degradua me personelin shëndetësor për ti terrorizuar ata. Neve kemi një mori largimesh nga Shqipëria. Jemi vendi më i varfër në financimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Keqbërësi i madh është shteti, kryeministri që ka degraduar sistemin shëndetësor shqiptar. Kur shtrin makro korrupsionin në të gjitha nivelet.’
Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi thekson se arrestimi i Beqjes është lajm i mirë për qytetarët shqiptarë.
‘Ditë më të këqija për ata që paguhen për shërbëtorë publikë por që kthehen rrëmbyes. Nuk kam asnjë lloj emocioni. Por kur akuzohet shpesh edhe për akuza kemi emocione por për korrupsionin nuk kam fare. Zotëria është i akuzuar. Qytetarët shqiptarë nuk janë budallenj. Qysh prej 1992 ka patur afera që po u vjen fundi sepse është krijuar sistemi i ri i drejtësisë. Realiteti është ky që është. Sa i takon taksapaguesit është lajm i mirë. Sinjalet që jepen në qytetarë janë të besimit se drejtësia do të punojë. Mendoj se SPAK është krejt i pavarur.’


Ekonomisti Pano Soko bën habi se si Beqaj edhe pse e dinte që po hetohej vijonte duke bërë fatura fallco duke shpërdoruar fondet e Bashkimit Europian.
‘Si ka mundësi ishte nën hetim, që ky zotëria edhe kur je ti që je në gjendje hetimi, përgjimi, si shkon dhe bën përsëri korrupsion. Ai e dinte që ishte në hetim. Në këtë moment kur e gjithë struktura shtetërore vihet në hetim dhe ky shkon bën fatura fallco 3000 euro. Çfarë dreqin hajdutësh kemi ne? Ti vjedh 3 mijë euro të tjera.’
Gazetari Mentor Kikia shton më tej me ironi se Beqaj i ngjason historisë së dhisë.
‘Çështja për të cilën akuzohet. Dhisë kur i ha kurrizi kruhet me torbën e çobanit. Ky me tagjinë tonë kishte mbaruar punë. Këta nuk të ngopur. Kur u kruaj me paratë e taksapaguesve europianë, aty nuk mban më. E rëndësishme është mbyllja e rubinetit në kohën e duhur. SPAK ndërhyn pasi ka vdekur pacienti. Pasi është bërë gjëma. Kemi x të burgosur më shumë me paratë tona. Shqiptarët nuk duan Ilir Beqaj në burg, duan paratë. Korrupsioni luftohet me mekanizma. Do duhet të shikojmë funksionizmin e mekanizmave. Kur ne të zbulonim që këtu ka rrjedhje dhe ta zbulonim pa pritur që të vdes pacienti.’
Mjeku Ilir Alimehmeti komentio më tej edhe heshtjen e socialistëve ndaj arrestimit të Ilir Beqajt.
‘Ky është ajo që është frika dhe e mbajnë gojën mbyllur. Prandaj nuk mban përgjegjësi sepse i bie e bëri vetë drejtor dhe prapë abuzon. Kjo është skemë, mbi këtë është vendosur qeverisja Rama. Ju heshtni. Mendoj se ishte një burrë i ndershëm. Na doli që një sekondë ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Por jo. Ai e ngriti sipër. Jep modeli që ti po të vjedhësh. Ky të jep pozicion drejtues. Ishte qartësisht veprim politik. Kjo është modeli që duhet te heqi. Duhet ta heqim nga truri’, u shpreh Ilir Alimehmeti.’