Në takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit me praninë e nënkryetarëve të Bashkisë Shkodër, z.Onid Bejleri dhe zj.Teuta Qyteza, kryetari i Bashkisë Vau Dejës, z.Kristian Shkreli, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, bashkive të qarkut, dhe institucioneve ligjzbatuese në fushën e turizmit diskutuam mbi mbarëvajtjen e sektorit të turizmit #QarkuShkoder .
U theksua rëndësia e punës përgatitore dhe masat e marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe Institucionet Rajonale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik përfshirë këtu: menaxhimin e zhurmave, ruajtjen e rendit dhe sigurisë me vëmendje të shtuar në plazhe, kryerjen e shërbimit shëndetësor, furnizimin me ujë të pijshëm, energji elektrike, mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, sinjalistilën turistike.
Kërkova angazhim maksimal të të gjithë strukturave të pushtetit vendor dhe atij qendror në mbarëvajtjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm dhe atraktiv për turistët që vizitojnë bukuritë e rralla të Qarkut Shkodër.
Sezoni turistik / Prefektja Angoni mbledh Komitetin Rajonal e Zhvillimit te Turizmit
Related Posts
Fest 63- Parashqevi Simaku ngre në këmbë sallën e Pallatit të Kongreseve: Puthje për të gjithë konkurrentët
Në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’ në skenën e Festivalit është krijuar një emocion i veçantë, kur Festivali i Këngës është përshëndetur nga Parashqevi Simaku,…
“Është momenti im”/ Xum Allushi hyn i vendosur në “Big Brother Vip”, por i ndodh “surpriza” e papritur
Xum Allushi është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së “Big Brother”. Ai vjen me vetëbesim, duke thënë se në “Big Brother Vip” do hyjë për të fituar, pasi…