Mbretëria e Bashkuar kthehet majtas. Exit poll-et konfirmojnë atë që sondazhet kanë thënë prej muajsh: Laburistët marrin një shumicë të madhe absolute dhe Keir Starmer, si lider i partisë më të votuar, do të bëhet kryeministri i ardhshëm.


Partia e tij, sipas “exit poll”-it, pritet t’i ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërkohë partia konservatore pritet të kenë 140 vende në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, sipas sondazhit, shkruan BBC.


Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisje nga Partia Konservatore, tregoi rezultati i një “exit poll”-i që u publikua menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, në natën e së enjtes, 4 korrik.

Të gjithë atyre që bënë fushatë për laburistët në këto zgjedhje, të gjithë atyre që votuan për ne dhe i besuan Partisë sonë të ndryshuar Laburiste – faleminderit”, shkroi Starmer në platformën sociale X, menjëherë pas publikimit të shifrave të sondazhit.
Elektorati duket se i ka dhënë një goditje të madhe konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, të cilët ndodhen në pushtet që nga viti 2010.
Më vjen keq, urova Starmer për fitoren, tha Sunak ndërsa pranoi humbjen
Në zgjedhjet e vitit 2019, konservatorët fituan 365 vende dhe laburistët 202. Që atëherë, dorëheqjet, përjashtimet dhe disa ngjarje të tjera e reduktuan shumicën e konservatorëve. Aktualisht, konservatorët kanë 344 vende, kurse laburistët 205.
Rezultatet e plota të zgjedhjeve priten gjatë orëve të ardhshme.
Ky është rezultati më i keq për konservatorët që nga viti 1834, kur u themelua.