Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Në Mbretërinë e Bashkuar do të ketë një rokadë të fortë në qeverisje, me të majtët Laburistë që do të vijnë në pushtet.
Pas 14 vitesh në pushtet Konservatorët kanë pësuar një humbje dërrmuese, teksa janë përgjysmuar si në mbështetje popullore, ashtu edhe me mandate në parlament.
Humbja e konservatorëve shikohet si një disfatë e madhe e të djathtëve edhe në Shqipëri, ndërsa PD-ja e Sali Berishës tashmë shikon garën e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një ‘fije bari’ për t’u kapur për gjoja t’i hequr ‘non grata-n’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por duhet kujtuar se ishte pikërisht kjo e djathtë në Britaninë e Madhe e cila shpalli Berishën ‘non grata’ në Mbretërinë e Bashkuar, që gjithashtu e mbrojti fort këtë vendim në përballjen ligjore në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit në Londër, i cili më 17 qershor la në fuqi vendimin e Homme Office, duke i quajtur të qenësishme të gjitha argumentet për lidhje të qarta me krimin e organizuar, përfitim nga krimi dhe korrupsioni, përfshirje të qarta të Berishës në disa raste korruptive që cenonin deri në sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar.