Hapet tuneli i Llogarasë, kryeministri Rama së bashku me zëvëndëskryeministren Balluku dhe ministren e Turizmit Kumbaro morën pjesë në ceremoni.


Të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë të cilët morën pjesë në ceremoninë e hapjes së tunelit.Gjithashtu kryeministrit iu bë dhe një surprizë me rastin e ditëlindjes, pasi Rama festoi dje 60 vjetorin. Rama së bashku me ministrat dhe me qytetarë hipën në një autobus me të cilën përshkuan tunelin.Një qytetare i tha Ramës: Është një nder për kombin. Janë vepra madhore. Ti gëzojnë fëmijët tanë. Iku brezi jonë.Rama: Ku ikim ne mo, je në vete. Ju gratë e Labërisë nuk ikni.Një qytetar tjetër: Jemi pa fjalë. U lidh dhe deti Jon me Adriatikun. Rritet dhe cilësia e turizmit. Do të sjellë ekonomi dhe cilësi në jetën e përditshme të qytetarëve të zonës. Është një vlerë e jashtëzakonshme. Pa fjalë. Ta gëzojmë. Rrofshi të gjithë ata që këtë projekt e bënë realitet. Dukej si përralë e dikurshme. I jep vlerë dhe Llogarasë, kthehet në atraksion cilësor. Do sjellë ekonomi të madhe, kurse kohën. Faleminderit nga ju një mijë herë. Të kesh jetën e gjatë me familjen, tyi japësh vendit çfarë i ke thënë.Rama: Po i bëjmë dhe do ti bëjmë. Tunelin e kanë premtuar të tërë.


Aeroportin e kanë premtuar të tërë. Në fund të vitit e mbarojmë. Pastaj do bëhen testimet. Sot një vit ulim avionin e parë, korridorin blu do ta bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar, do jetë nga kufiri në Malin e Zi deri në Fier.Një qytetar: Do bëhen xhelozë kufitarët.Rama: Na shkoi jeta ne xhelozë, tani se bëhen të tjerët. Ja ky është i fiksuar pas tunelit të Llogarasë që kur ishte i vogël, ditën e parë që më ka takuar më tha dy gjëra i ke borxh Tunelin e Llogarasë dhe Aerporpotin e Vlorës. Pastaj dola jashtë parashikimit me Lungomaren.Një qytetar: Këto male vetëm Jul Çezari i kishte kaluar. Kjo është Rilindja Urbane që çan malet.Kam 15 vite në Shqipëri. Gëzoj shumë. Në sytë e mi shikoj ndryshime në qytetin e Vlorës. Gëzoj shumë, shpresoj shumë për zhvillime të tjera’,u shpreh një qytetare polake që jeton në Vlorë.