Spanja fitoi 2-1 kundër Gjermanisë pas 120 minutave lojë dhe shkon në gjysmëfinalet e Euro 2024. Olmo dhe Merino shënuan për iberikët, ndërsa Wirtz shënoi për gjermanët. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Spanja shënoi vetëm një minutë nga fundi i shtesës prej 30 minutash, pa e dërguar ndeshjen drejt penalltive. Në fund arbitri Anthony Taylor akordoi karton të kuq për Carvajal, me Spanjën që e mbylli me dhjetë lojtarë dhe në gjysmëfinale nuk do ketë Carvajal dhe Pedri (të dëmtuar). Ndërkohë që kjo ishte ndeshja e fundit për Toni Kroos, me legjendën gjermane që e ka mbyllur me futbollin e luajtur.


Ndeshja/ Në stadiumin e Stuttgartit ndeshja nisi me ritën dhe nivel të lartë, teksa skuadrat kishin disa raste të mira shënimi. Gjermanët gabuan me Havertz dhe Musiala, ndërsa Yamal dhe Uilliams ishin “pistona” për spanjollët. Pjesa e parë u mbyll 0-0, paçka rasteve.

Vetëm gjashtë minuta nga fraksioni i dytë, Dani Olmo shënoi një gol të bukur pas pasimit të Yamal. Talenti 16-vjeçar i Spanjës bëhet lojtari i vetëm me tre pasime finale në këtë Europian. Loja më pas vijoi me Gjermaninë më kërkuese, që shënoi me Wirtz në minutën e 89-të, duke mbyllur kohën e rregullt në barazim dhe dërguar duelin në 30 minuta shtesë.


Rasti më flagrant ishte në shtesën e dytë prej 15 minutash, kur një goditje e gjermanëve u ndal me dorë nga Cucurrella i Spanjës, teksa Taylor nuk akordoi penallti dhe as u konsultua me VAR, pasi e cilësoi dorën në pozicion natyral, gjë që u kontenstua nga organizatorët gjermanë.
Duhej minuta e 119-të kur Merino me kokë shënoi një gol të bukur dhe preu shpresat e gjermanëve për “hakmarrje”, kjo pasi Spanja i ka nxjerrë jashtë Evropianit të 2008 dhe Botërorit të 2010, aty ku ka fituar trofetë.
Për Toni Kroos humbje dhe dhimbje, pasi kjo është ndeshja e fundit për të në nivel profesionistësh, duke “varur këpucët në gozhdë”. Kombëtarja e Gjermanisë ka humbur një ndeshje çerekfinale të Kampionatit Evropian për herë të parë në historinë e saj.
Tanimë Spanja pret fituesin e çiftit Portugali – Francë për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinalen e së martës në Munich, duel që luhet në 21:00.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Morata, Nico Ëilliams.
Gjermania: Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Raum; Emre Can, Kroos; Musiala, Guendogan, Sane; Havertz.