Gjatë mbledhjes u zhvilluan edhe disa diskutime ku një pjesë e anëtarëve të PD Shkodër mbështetën protestën dhe Boçin në diskutimin e tij por kërkuan gjithashtu që të mbahen zgjedhje për degën lokale duke qenë se kryetari aktual Gjenarin Kapcari pritet që të japë dorëheqjen.
Imelda Kraja: Shkodra është bastioni i PD dhe ka për të vijuar për të qenë. PD Shkodër sa i përket protestave ka qenë gjithmonë e gatshme. Unë shpreh angazhimin maksimal për protestën dhe çdo hap tjetër. “Pas kësaj proteste në parti të bëhen zgjedhjet se kështu nuk shkon më. Duhet të bëhen zgjedhjet dhe kujtdo t’i jepet ajo që meriton”, tha një anëtar i kryesisë së PD.
Boçi: Jemi para zgjedhjeve politike dhe ajo që kërkohet është që të kafshojmë gjuhën për të përmbajtur emocionet tona në mënyrë që të marrim atë që kërkojmë.
“Duhet që gjërat të jenë reale dhe të ketë seriozitet. Ka deputet që kanë marrë mandatin dhe nuk duken askund. Nëse vihet me të njëjtit emra, unë i pari i injoroj”, u shpreh një tjetër anëtar.
Boçi: Në qoftëse ne kemi ambicie personale përtej asaj të mirës së përbashkët, mos na mbështesni. Deputet nuk është një vend pune por është mision, është angazhim për qytetarët.
Qashif Hoxha: Është protestë emergjente që ka pak ditë në dispozicion dhe ne duhet që ta tregojmë veten. Unë kam ardhur sot në respekt të Boçit. Kjo parti ka nevojë për organizim tjetër, fytyra të tjera, të rinj. Jo vetëm figurat e PD por edhe figura të tjera duhet që të dalin dhe të bëjnë thirrje për protestën. Sa më shumë njerëz që të jenë aq ma shumë kthehet besimi dhe aq më i ndershëm është organizimi jonë.
Arben Lushaj: Të bëhen zgjedhje. Të gjithë kemi peshën e gabimeve tona dhe nëse themi ky kështu, ky ashtu atëherë kjo nuk është rruga e duhur. Nëse duam t’i vendosim shpatullat gjithë bashkë dakord, ndryshe nuk funksionon.
Selami Hoxha: Janë në punë njerëzit dhe shumë prej tyre kanë frikë për të ardhur. Ka hallexhi sa të duash.
Benjamin Nako: Duhet që të zhvillohen zgjedhje. Nuk duhet neglizhuar kjo pjesë. PD ka shumë kontributor që nuk janë këtu sot. Janë njerëz që kanë emër dhe duhet që të afrohen. Duhet punuar në mënyrë të drejtë me të gjithë.
Boçi: Proceset zgjedhore kanë strukturë më të shëndosh se një emërim. Vendimin më të drejtë nuk duhet që ta marr unë por i përket anëtarë të PD dhe i takon atyre jo mua dhe në respekt të statutit të PD patjetër që duhet të ketë zgjedhje. Sa i përket protestës, dhuna politike, patronazhimi etj i tërheqin njerëzit dhe ne na mbeten metodat tradicionale.
(BalkanWeb)