Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli sot para gjyqtares Rudina Palloj, pak orë pasi prokurorja Elida Kaçkini kërkoi masë arrest me burg ndaj ish-ministrit.


Seanca për verifikimin e kushteve të masës ka nisur në orën 09:30 në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por u shty pasi avokatët kërkuan kohë të nisen me dosjen.

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i SPAK u arrestua për abuzim me fondet e Bashkimit Europian.


I prangosur për korrupsion dhe mos deklarim të të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant Gzonës, dhe të një automjeti, ish-funksionari Beqaj dyshohet se bashkëpunoi me koordinatorin e projektit Eusair Ermal Kurtulaj, (edhe ky nën arrest me burg), për prokurimet fiktive dhe në kundërshtim me kontratat e ndihmës së BE.

SPAK njofton se Ilir Beqaj ka investuar gati 21.411 euro dhe 4 milionë lekë, përmes blerjes së aseteve, dhe 34.783 euro i ka raportuar në formën e shpenzimeve, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat e tij në restorantin “Gzona”, prokurorja Elida Kackini thotë se ish-kreu i SPAK i ushtroi nëpërmjet Kurtulaj.