Korriku dhe gushti janë dy muajt më të nxehtë të vitit. Një pjesë e qytetarëve shkodranë e kanë bërë gati zgjedhjen e tyre përsa i përket pushimeve verore.


Duket se destinacionet brenda vendit janë më të preferuara se sa pushimet jashtë , por nuk mungojnë as këto të fundit. Disa preferojnë detin e të tjerë malin.

Kostoja e përballueshme financiare, bukuritë natyrore dhe shërbimi janë disa nga arsyet përse shkodranët zgjedhin të pushojnë brenda vendit.


Me plazhet mahnitëse dhe peisazhet e egra, Shqipëria ofron disa destinacione perfekte për verën. Këto të fundit kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave botërore dhe turistëve nga vende të ndryshme të globit.