Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme. Numri i turistëve,, të cilët vizitojnë liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës arrin mesatarisht 2500 në ditë.


Kështu shprehet drejtoresha për turizmin në bashkinë Vau i Dejës, Entela Kolaj, në një intervistë për RTSH.

Sipas saj, operatorët turistikë kanë lidhur kontratat me bashkinë për pastrimin e liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës.


Ndërkohë, ndërtimi i rrugës së Komanit, premtuar pak ditë më parë nga Kryeminsitri Edi Rama, do të jëtë një portë e re për turizmin në këtë zone, shprehet drejtoresha e turizmit Entela Kolaj.

Vau i Dejës po bëhet çdo ditë e më tërheqës, ku numri i turistëve sikurse na informojnë edhe oparatorët turistikë është shtuar shumë vitet e fundit.