Pas shumë hetimesh, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar sot me urdhër të SPAK.


Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e tij dhe bashkëpunëtorëve, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe përfitimin e fondeve të BE për SASPAK në mënyrë të paligjshme, përmes faturave fiktive dhe tenderave me çmime të “fryra” dhe fitues të zgjedhur kohë para se të shpalleshin tenderat.


Ndër të tjera SPAK njofton se janë kryer edhe kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për hetimin etj.