Detaje të reja janë zbardhur mbi arrestimin e ish-ministrit Beqaj. bëhet me dije se SPAK ka lëshuar pesë masa sigure ku 3 prej tyre janë “arrest me burg” dhe dy të tjera janë “arrest shtëpie”. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar edhe kryerjen e kontrolleve në dy banesa.


Ish-ministri u vu në pranga sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, bashkë me të edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla. Sipas informacioneve arrestimi i tyre është bërë lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian.


Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. Prej datës 28 dhjetor 2023, me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera kryesisht në Tiranë. Kontrollet kanë ardhur pasi ndaj Beqajt nisi hetim për lidhjet që ish-ministri ka pasur ose ka me këto kompani, dhe mënyrën sesi janë lidhur kontrata kur ky i fundit ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.