Segmenti rrugor Balldren – Murriqan, pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian apo siç njihet ndryshe korridori blu do të ketë një gjatësi prej rreth 40 km dhe do të lejojë një shpejtësi lëvizjeje prej 120 km/orë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nisë konsultimet për gjurmën e projektit dhe ndikimin social – mjedisore në 3 bashkitë që prek projekti e më konkretisht: Shkodër, Lezhë dhe Vau i Dejës.
Për hartimin e projektit janë mbajtur në konsideratë 2 alternativa, ku njëra prej tyre është gjurmë tërësisht e re, me gjatësi 27.5 km, ku supozohej të ndërtohej një pikë e re kufitare me Malin e Zi dhe një urë e re mbi lumin Buna.
Por, sipas studimit kjo alternativë ka kosto të lartë, duke bërë të pëlqyeshme alternativën e dytë, me gjatësi prej 40 km. Ajo parashikon ndërtimin e një segmenti të ri prej rreth 13 km, si dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese prej rreth 25.8 km.
Ndërtimi I segmentit të ri propozohet për të shmangur interferencën me rrjetin ekzistues të Rrugës Kombëtare, e cila i shërben trafikut të zonës (trafiku lokal dhe i përgjithshëm).
Në autostradën e re parashikohen katër kalime në disnivel, përkatësisht në Murriqan, Velijpojë, në Vaun e Dejës dhe një në veri të Lezhës.
Korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është identifikuar si pjese e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë korridorin kryesor te rrjetit te BE-se ne Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatësia e vlerësuar e të gjithë Korridorit e Mesdheut është rreth 1,550 km. Në Ballkanin Perëndimor, korridori kalon nëpër Mal të Zi (afërsisht 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipëri (afërsisht 20% e gjatësisë totale ose rreth 300 km).
Ola Mitre/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.