Një shpërthim me tritol ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Shkodrës.


Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të Vilson Zhurrit, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin, është vendosur lëndë plasëse.

Në dëshminë e tij, Zhurri është shprehur se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike.


Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas informacioneve nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.