Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, Rocco, është gati për një aventurë të re pas shpërthimit te Celtic në Skoci.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se 19-vjeçari ka pranuar të transferohet në Angli te skuadra e Watford. Klubi anglez kërkon që të ngrihet në Premier League dhe duket se Rocco është pjesë e projektit.


Ky operacion u krye për 200 mijë paund që shkuan në llogarinë e Celtic, ndërsa Vata do të kryejë vizitat mjekësore të enjten, që më pas do të firmosë dhe një kontratë deri në vitin 2028.