Banka e Shqipërise vendos të ulë normën bazë të interesit në 3%, kredimarresit do paguajnë më pak interesa për huatë e tyre.
Më 3 korrik 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
të ulë normën bazë të interesit, nga niveli 3.25% në nivelin 3.0%;
të ulë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 2.25% në nivelin 2.0%;
të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 4.25% në nivelin 4.0%.