Gjon Toma, 65 vjeç ka humbur jetën këtë të martë në Candeglia, Itali.
Raportohet se ai është gjetur pa shenja jete në përroin Bure. Kërkimet për shqiptarin nisen pasi familja e tij kishte shkuar e alarmuar në polici duke kërkuar ndihmën e efektivëve, pasi 65-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë. Toma kishte dalë nga banesa në mëngjes dhe ishte vonuar më shumë se zakonisht.
Ndërsa mediat italiane, shkruajnë se 65-vjeçarit i pëlqente të ecte në ato anë dhe nuk ishte hera e parë që ai shkonte aty, ndërsa aty pranë kishte edhe një kopsht perimesh për të cilin kujdesej. Trupi i shqiptarit u gjet nga ekipet zjarrfikëse, ndërsa paraprakisht autoritetet bëjnë me dije se dyshohet për vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune./ZࣿËRI