Elhaida Dani dhe partneri i saj, Ledian Agallijaj, janë duke shijuar romancën e tyre të dashurisë. Edhe pse kanë vendosur që lidhjen ta mbajnë për vete, duke mos ndarë shumë momente me publikun, gjithmonë ka aludime.
Së fundi, këngëtarja e njohur është përballur edhe me aludimet e shtatzënisë. E pyetur nga “Pushime on Top”, në një prej koncerteve ku ajo ishte pjesëmarrëse, Elhaida i mohoi lajmet se mund të jetë në pritje të ëmbël.
“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri” – tha këngëtarja, por më tej nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen e radhës: “E keni në plan, e keni diskutuar?”
“Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem” ,, e mbylli Dani pa komentuar më shumë.