Një 30-vjeçar është gjetur i plagosur te rrethrrotullimi i Shëngjinit.


Dyshohet se i riu mund të jetë dhunuar dhe të jetë lënë në rrugë, ndërsa nuk dihet asgjë për autorët.

30-vjeçari nga Shkodra ka marrë fraktura në kokë dhe është dërguar te spitali i Traumës ku po merr trajtim mjekësor.