HSK Posusje do të jetë kundërshtari i radhës për Vllazninë në miqësoret që ekipi shkodran po kryen gjatë fazës përgaditore që po zhvillon në Medjugore të Bosnjes.
HSK Posusje është një prej skuadrave cilësore të kampionatit vendas e cila u rendit në vendin e 5-të në sezonin e fundit futbollistik në Bosnje.
Kjo përballje pritet të luhet pasditen e së martës në kompleksin sportiv të Medjugores, në orën 18:00 dhe do të jetë testi i fundit për stafin teknik të Vllaznisë, për të përcaktuar formacionin dhe mënyrën e të luajturit më pas ndaj islandezëve të Valur.
Në miqësoren e fundit, Vllaznia arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj nënkampionëve të Bosnje- Hercegovinës, Zrinjski Mostar me gol të kapitenit Bekim Balaj.
Krahas fitores, shije të mirë për trajnerin Bërdaric la edhe loja e skuadrës e cila po vjen në rritje.
Ndërkohë, menjëherë pas ndeshjes me Posusje, ekipi do të niset drejt Shkodrës, ku do t’i japë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë që do të luhet në Rejkavik me 11 korrik, ku do të luajë ndaj ekipit Valur, e vlefshme për Conference Leage.