Nga rezultatet e 4 provimeve të Matures Shtetërore, maturantët në Shkodër vijojnë të ruajnë të njejtën mesatare me rreth 7.3.
Megjithatë këtë vit ka më shume medalistë.
Provimet me zgjedhje duket se kanë marrë nota më të larta, për drejtuesen e zyrës vendore arsimore ka vend për përmirësim në provimin e matematikës.
Vitin e shkuar në Shkodër u morën 10 medalje ari, ndërsa këtë vit janë 12, ku 5 prej të cileve janë në gjimnazin “28 Nëntori”.