grup menaxherësh të huaj do të vijnë në Shqipëri për të asistuar drejtuesit e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Ky është vendimi i marrë nga kryeministri EdiRama pas skandalit të Onkologjikut, ku mjekët zhvasnin të sëmurët me tumor dhe u mohonin atyre trajtimin.
Sot Rama mblodhi shefat e shërbimeve në QSUT dhe bashkë me Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu njoftuan disa nga ndryshimet në Urdhrin e Mjekut. Një mjek, duhet të marrë leje që të punojë edhe në shtet dhe në privat në të njëjtën kohë. Gjithashtu, ndër të tjera do të ndalohet që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient si në shtet apo edhe në spitalin privat.