Për 2 muaj radhazi të vegjlit në Vaun e Dejës përgjatë fundjavës kanë mundësi që të shijojnë filmat e tyre të preferuar përmes kinemasë verore. Për kryebashkiakun Kristian Shkreli ky është një hap i rëndësishëm drejt vëmendjes që Bashkia ka për fëmijët.
Ideatorët e krijimit të kinemasë verore ishin disa të rinj të zones.
Mbrëmja solli disa aktivitete të larmishme, mes tyre edhe promovimin e librit “Treni në fillim të botës”, nga Gjergj Jozef Kola. Një libër i cili përcjell mesazhe të rëndësishme, veçanërisht për prindërit e fëmijëve me spektrin e autizmit.
Bashkia Vau Dejës është e treta bashki në vendin tonë, e cila sjell kinemanë verore si një mundësi më shumë argëtimi dhe zbavitje për të vegjlit, si dhe promovimi të zonës.