Ditën e sotme në moshën 88-vjeçare u nda nga jeta, shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare.


Për vdekjen e Kadares, ka reaguar edhe gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Fevziu i thotë lamtumirë njeriut që bëri krenar të gjithë kombin me gjenialitetin e tij.

Në mesazhin e tij, Fevziu ka treguar se shkrimtari ishte njeriu që e frymëzoi në fëmijëri dhe të cilit donte që t’i ngjante gjithë jetën.

“Lamturmirë Ismail Kadare. Lamtumirë njeriu që bëre krenar kombin me gjenialitetin tënd. Lamtumirë njeriu që më frymëzoi që në fëmijëri dhe qe doja gjithë jetën t’i ngjaja. U prehsh në paqe”, shkruan Blendi Fevziu.