Prej disa javësh, vëmendja e Bashkisë Shkodër dhe Ndërmarrjes së Punëve Publike është përqendruar në sistemin e vaditjes në këtë periudhë me temperatura të larta, një proces i domosdoshëm për vaditjen e tokave për fermerët. Sipas përgjegjësit të sektorit të ujitjes, Muhamet Muça, Bashkia Shkodër është në ndihmë të fermerëve në këtë periudhë duke monitoruar në çdo kohë kanalet vaditëse.

Sipas administratorit të Njësisë Postribë, Bledar Brahimataj, situata e vaditjes është në kushte optimale, ndërkohë që ai fton fermerët të ruajnë dhe të mos ndotin kanalet vaditëse.

Bashkia Shkodër ka një sipërfaqe prej 150 km rrjet vaditës, ndërkohë që zonat me shtrirjen më të madhe, përveç Postribës dhe Rrethinave, është edhe zona e Nënshkodrës, e cila njihet për prodhimet bujqësore.