Ditën e sotme janë aksidentuar dy automjete me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Torovizë në Lezhë.


Shkak i aksidentit ishte lëvizja jo e duhur e automjetit tip Benz në rrugë të ngushtë duke mos mbajtur anën e duhur të drejtimit. Në aksident ishte e përfshirë një fuoristradë.

Si pasojë e aksidentit shoferi dhe pasagjerja e automjetit tip Benz kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar.