Kryeministri Edi Rama shpërndau 200 certifikata pronësie në Theth, ndërsa batutat pati edhe më një demokrat, të cilit i tha se tapinë ia dha qeveria dhe jo partia.
Madje, Rama i tha se partia e tij desh e ndau Shqipërinë nga Amerika, duke bërë ironi me non gratën e Berishës.“Rama: Mos është i PD ky se këta rrinë gjithmonë në fund edhe thonë Rama ik. I PD është. Mos e diskuto se këta rrinë nga fundi. Mirash unë nuk ika ti erdhe. Sa më shumë thoni ik, unë vi. Me Amerikën e keni ju, ju deshët me na nda nga Amerika për pak. S’ta dha partia, ta dha qeveria, partinë mbaje ne zemër, qeverinë në mendje. Me partinë shko fle gjumë, me qeverinë dil në punë.Rama: Të iki unë apo të rri si thua?Demokrati: Ju keni punë me gjithë shtetin, s’keni kohë me nejt këtu.Rama: Të thash dorën e majtë t’i të djathtën dhe shkojmë vetëm përpara”, tha Rama.