Të nderuar banorë të Njësisë Administrative Postribë!
Duam të sqarojmë të gjithë opinionin publik në lidhje me komente dezinformuese për furnizimin me ujë për vaditje për disa fshatra të njësisë tonë.
Videot bashkëngjitur, tregojnë gjendjen në kanalet vaditëse në fshatrat Boks, Dragoç dhe Kullaj, ku nuk ka pasur mungesë të furnizimit me ujë për vaditje për banorët e zonës.
Akuzat për neglizhencë nuk janë asgje tjetër përveç se shpifje ndaj punonjesve që janë çdo ditë në terren për t’i ofruar shërbim banorëve në çdo kohë.
Për çdo problematikë ju ftojmë t’i drejtoheni, Njësisë Administrative Postribë dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve të Punëve Publike pranë Bashkisë Shkodër.
Ju faleminderit!