Futbolli shqiptar humb një legjendë, ndahet nga jeta Bejkush Birçe

Familja e madhe e futbollit shqiptar ka marrë lajmin e trishtueshëm të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes.


Birçe, një emër i madh i futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Birçes për këtë humbje të madhe!

U prehsh në paqe Bejkush Birçe!