Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Mirditë.
Megjithëse nuk ka asnjë precedent penale, burime nga policia bëjnë te ditur se po hetohet nëse Ledovik Syziu ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori te zonës.
Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Syziu ka deklaruar se “nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet“, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri.
Ky shtetas njihet si njeri problematik në fshat si dhe ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë.