Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka takuar drejtues dhe efektivë të repartit të zjarrfikëses në Shkodër. Në këtë takim, i cili u konsiderua si një bashkëbisedim mes njëri-tjetrit, Kryetari i Bashkisë i falënderoi të gjithë efektivët për ndërhyrjet në dy rastet e fundit në lagjen Perash dhe lagjen Skënderbeg. Ai garantoi mbështetjen maksimale për zjarrfikësit.

Gjatë bashkëbisedimit me zjarrfikësit, ai ndau me ta edhe lajmin e bërë publik nga qeveria shqiptare për rritjen e pagave.

Kryetari i Bashkisë, nga ana tjetër, kërkoi nga specialistët hartimin e një plani për eliminimin e parkimeve që pengojnë rrugën e zjarrfikësve si dhe vendosjen në eficiencë të të gjithë hidrantëve.

Gjatë muajit korrik, flotës së mjeteve pritet t’i shtohet edhe një automjet zjarrfikës, ndërkohë që gjatë këtij viti pritet edhe shtimi i personelit për repartin zjarrfikës në Shkodër.