Antigona Probibaj është njëra nga maturantet ekselente të Shkodrës. Rezultatet e deritanishme të provimeve të maturës, 10 absolute, ishin një vazhdim i atyre të tre viteve të shkollës në gjimnazin “Jordan Misja”.
Antigona është e vendosur kur e pyet rreth të ardhmes së saj.
Shkolla e Mesme “Jordan Misja” edhe në këtë vit e ka ruajtur traditën e emrit të mirë falë rezultateve të larta të arritur nga maturantët në provimet e Maturës Shtetërore.
Shkolla “Jordan Misja” është një nga institucionet më të vjetra publike të arsimit të mesëm jo vetëm të Shkodrës, por edhe më gjerë.