Maturantët e gjimnazeve të Shkodrës dhe njësive administrative u bënë pjesë e aktivitetit tradicional festiv “Dita e Maturantit”, organizuar nga ZVA Shkodër me mbështetjen e Bashkisë, dhe pjesëmarrjen e bandës frymore të qytetit.
Për maturantët, ky është një moment krenarie dhe frymëzimi për të ardhmen.
Nga skena e madhe e vendosur në sheshin e shatërvanit në Fan Zone, pasi nderoi njërin nga ekselentët, përshëndeti maturantët kryetari i Bashkisë, Benet Beci.
Mbi 150 është numri i maturantëve shkodranë të këtij viti me mesatare mbi 9.5, 40 prej të cilëve me mesatare 10. Aktiviteti festiv vijoi me numra artistikë të përgatitur nga vetë maturantët.