Tonin Gjuraj është zyrtarizuar si fitues i zgjedhjeve për rektor të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Pas një mbledhje prej 6 orësh mbrëmjen e 26 prillit, Komisioni Institucional Zgjedhor KIZ certifikoi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit ku Gjuraj mori 93 vota dhe kandidatja tjetër rektorja në detyrë Rajmonda Këçira 90 vota si dhe Nertila Ljarja 9 vota. Pas kësaj beteje 6 ditore rektori i Gjuraj që do ta marrë detyrën në fund të gushtit falenderoi të gjithë ata pedagogë e studentë që morën pjesë në këtë process.
Gjuraj ka një thirrje për drejtuesit aktual të universitetit që të mbyllin me sukses vitin e akademik ndërsa tregon se nuk ka kohë për festë sepse gara është mbyllur.
Ndryshimet në universitetin e Shkodrës sa i përket stafit të ngushtë nuk do të jenë të mëdha shprehet Gjuraj duke i ftuar të gjithë që të bashkëpunojnë.
Rektori i ri i zgjedhur Gjuraj thotë se pas këtij procesi mori një urim për fitoren nga rektorja aktuale Këçira.
Në ditët në vijim pritet që të konfirmohen nga KIZ dhe Komisioni Apelit nëse do ketë ankimime edhe fituesit për dekanë dhe përgjegjës departamentesh bashkë me Senatin e ri akademik për të përmbyllur kështu procesin zgjedhor të universitetit të Shkodrës.