Reshjet e rëna mëngjesin e sotëm kanë krijuar problematikë në lëvizjen automjeteve, pasi për pak kohë ka pasur prezencë të ujit në rrugët e Shkodrës.
Situata më shqetësuese paraqitet në brendësi të qytetit, ku si shkak i amortizimit të rrugëve pellgjet e ujit kanë vështirësuar kalimin e banorëve
Qytetarët thonë se prej vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e rrugës.
Reshjet e shiut vijuan për pak orë , por me rënien e intensitetit uji u tërheq brenda një kohe të shpejtë dhe situata u përmirësua.